Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama anulon pritjen e “Gipsy Kings” për t’u përballur me krizën e mbeturinave

by Nexhat

Komuna e Prishtinës njofton se pritja e paralajmëruar për sot, më 14 maj 2025, në ora 16:00, e bendit të njohur “Gipsy Kings” tek kryetari i komunës, Përparim Rama nuk do të mbahet.

Në njoftim thuhet se ky anulim vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit lidhur me problemin emergjent të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërmarrjes “Pastrimi”, që ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të Kryetarit.

banner

Komuna e Prishtinës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderon për bashkëpunimin në këtë situatë të papritur.

Ndryshe, për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga mos pagesa e borxheve nga ana e qytetarëve Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” njofton se është detyruar të ndërpresë grumbullimin e mbeturinave

Në njoftimin e Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. thuhet se “për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy