Christopher Nkunku shkëlqeu me RB Leipzig në Bundesligë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane dhe ai vendosi t’i bashkohej Chelseat si një nga përforcimet më premtuese.
Megjithatë, një dëmtim i hershëm në fillim të sezonit ndikoi rëndë në ecurinë e tij dhe francezi nuk arriti të lërë gjurmë në Ligën Premier dhe kontributi i tij te ‘Blutë’ mbeti i kufizuar.
Për shkak të kësaj situate, Nkunku është duke menduar largimin nga klubi londinez gjatë verës. Ai shihet si një nga emrat që mund të lëvizin në afatin kalimtar.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, dy top klubet evropiane Bayern Munich dhe Juventus kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin francez. Të dy klubet kanë kërkuar informacion rreth situatës së tij dhe mundësisë së një transferimi.
Bavarezët janë në kërkim të përforcimeve në repartin ofensivë, ndërsa Juventus synon rikthimin në majat e futbollit italian dhe evropian, ku Nkunku shihet si element me potencial të madh.

Chelsea është e hapur për ta shitur lojtarin, nëse në tavolinë arrin një ofertë e mirë rreth 50 milionë euro, megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia e një huazimi nëse negociatat nuk avancojnë për një transferim të përhershëm.
Fati i Nkunkut pritet të qartësohet pas përfundimit të sezonit, por një gjë është e sigurt, emri i tij do të jetë shumë i përfolur gjatë verës