Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar në rrjetin social “X” (ish-Twitter) lidhur me fitoren e mandatit të ri të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe heshtjen e liderëve kosovarë në raport me këtë zhvillim.
Selimi vuri në dukje se, ndonëse shumë liderë të mëdhenj botërorë e kanë uruar Ramën për fitoren, asnjë nga udhëheqësit politikë të Kosovës nuk ka bërë një veprim të tillë.
“‘Fitore historike’… Është interesante të shohësh të gjithë liderët e mëdhenj botërorë duke uruar Edi Ramën, por asnjë lider kosovar s’e ka bërë këtë. Nuk është befasuese, duke parë mungesën e lidershipit që po e shohim në Kosovë – por megjithatë, interesante,” ka shkruar Selimi, duke shpërndarë urimin e kryeministrit britanik Keir Starmer për Ramën.
“Historic victory”… it’s interesting to see all major European leaders congratulating Edi Rama, but no Kosovar leader doing so. I mean it’s not surprising, considering the lack of any leadership we’re witnessing and enduring in Kosovo, but still… interesting. https://t.co/uHo7Mbvodr
— Petrit Selimi (@Petrit) May 14, 2025