Shqiptaro-amerikani-biznesmen i njohur, Gino Mulliqi, zgjidhet Nënkryetar i Bashkisë së Qytetit Wylie në SHBA

by Nexhat

Gino Mulliqi është zgjedhur Nënkryetar i Bashkisë së qytetit Wylie, pas votimit unanim nga anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkiak. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mulliqi përmes një postimi publik, ku ka shprehur falënderimet për besimin që i është dhënë nga kolegët e tij.

“Jam i nderuar të ndaj me ju se jam zgjedhur nga anëtarët e tjerë të këshillit për të shërbyer si Nënkryetar i Bashkisë për Qytetin e Wylie,” ka deklaruar ai, duke shtuar se ky është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe.

banner

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për ish-Nënkryetarin Jeff Forrester, për shërbimin e tij të përkushtuar dhe udhëheqjen e qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një shembull të fortë për të gjithë.

“Jam i përkushtuar të udhëheq me integritet, transparencë dhe bashkëpunim,” ka theksuar Mulliqi, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë për ta mbajtur Wylie një vend mikpritës për të gjithë qytetarët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy