Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se flakët kanë përfshirë kulmin e një ankesi në Shkollën e Mesme Teknike respeketivisht IAAP “Skënder Luarasi”, dhe se situata është nën kontroll.
Sipas tij, në këtë rast nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale.
“Është djegur një aneks i pullazit të IAAP “Skënder Luarasi”. Situata është nën kontroll. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, ka bërë të ditur ai
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqur Bytyqi ka bërë të ditur se Policia dhe Zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje