Kremlini ende nuk ka treguar nëse Vladimir Putin do të marrë pjesë dhe këtë e ka deklaruar gjithashtu Donald Trump duke vërë në dyshim nëse presidenti rus do të jetë atje.
Presidenti amerikan u tha gazetarëve gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, se nuk e di nëse Putin do të shfaqet në bisedime nesër.
Përpara se të nisej në atë udhëtim, Trump kishte thënë se po “mendonte të fluturonte” për të qenë pjesë e bisedimeve
Ndërsa është ende e paqartë nëse ai do të marrë pjesë, burimet i kanë thënë Reuters se të dërguarit e lartë të Trump, Steve Ëitkoff dhe Keith Kellogg, do të udhëtojnë në Turqi për bisedimet e propozuara, ndërsa Trump tha se sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të jetë gjithashtu atje.
Në anën tjetër pala ukrainase që nga fillimi i propozimit është shprehur e gatshme, duke theksuar qartë se Volodymyr Zelensky do të jetë në Stamboll