24
Ish-ambasadori dhe analisti politik Avni Arifi ka kritikuar me tone të ashpra qeverisjen e Vetëvendosjes, në një intervistë në emisionin “Kosova Live” në T7.
Gjatë diskutimit për zgjedhjet dhe mundësinë e koalicioneve të ardhshme, Arifi deklaroi se “askush nga opozita nuk beson që një qeverisje me Albin Kurtin mund të zgjasë”, duke shtuar se VV ka lënë një shije të hidhur për shumëkënd.