Fabrizio Romano ka raportuar se Manchester City do të paraqesë një ofertë zyrtare për mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders, në javët në vijim.
City ka rënë dakord të presë deri në përfundim të sezonit, duke respektuar përqendrimin e Reijnders te Milani, që po lufton për të mbyllur kampionatin me rezultate pozitive.
26-vjeçari holandez është prioriteti kryesor i Cityt për përforcimin e mesfushës, veçanërisht për rolin e mesfushorit ‘box to box’
Ky transferim i mundshëm lidhet edhe me ndryshimet që priten në mesfushën e Cityt, ku Kevin De Bruyne do të largohet pas përfundimit të kontratës së tij.
Reijnders konsiderohet një mesfushor i kompletuar, me aftësi si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese, duke i ofruar Guardiolës fleksibilitet taktik
Milani i ka zgjatur kontratën holandezit deri në qershor 2030 dhe dëshiron ta mbajë atë, pasi ka qenë një lojtar kyç me 15 gola e pesë asistime këtë edicion.
Sapo të përfundojë zyrtarisht sezoni i Milanit, Manchester City pritet të dorëzojë ofertën e parë zyrtare për Reijnders, duke nisur negociatat për transferimin e tij