Demi Lovato mahnit me bikini mes thashethemeve për përdorimin e Ozempic

by Nexhat

Demi Lovato ndezi rrjetet sociale të enjten, teksa ndau disa fotografi me bikini në Instagram për 153 milionë ndjekësit e saj.

Këngëtarja 32-vjeçare, e fejuar me muzikantin Jutes, tregoi fizikun e saj të dobësuar teksa pozonte pranë një pishine me pamje nga oqeani.

banner

Postimi me një emoji uji si mbishkrim ngjalli reagime të shumta, duke përforcuar spekulimet se ajo mund të ketë përdorur ilaçe për humbje peshe si Ozempic apo Mounjaro – diçka që vetë Demi nuk e ka konfirmuar, shkruan DailyMail.

Komentet në rrjet ishin të ndara, me disa ndjekës që i kërkonin të ndalonte përdorimin e barnave dhe të ruante format e saj natyrale.

Ndërkohë, artistja ka qenë e hapur për betejat e saj me buliminë dhe punën që po bën për të pranuar trupin e saj.

Në një intervistë të fundit, ajo tha se fokusohet te “pranimi dhe neutraliteti i trupit”, duke shtuar se e shikon trupin e saj si të fortë dhe një mrekulli që i ka shpëtuar jetën.

Përveç muzikës, Demi ka bashkëpunuar edhe me markën Bella Kitchenware, duke folur për mënyrën si gatimi e ka ndihmuar të rindërtojë marrëdhënien e saj me ushqimin. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy