Nesër në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ngjarje këtë të cilën nga afër do ta përcjellë gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri.
Ai bëri të ditur se edhe në orët e vona të natës po vazhdon puna në përgatitjen e skenës, ku punëtorët edhe pse në shi, siç tha ai, nuk ndaluan së punuari, për ta bërë gati një nga skenat kryesore, ku do të qëndrojnë më shumë se 100 media ndërkombëtare, vendore e poashtu edhe rajonale.
Sonte atje është mbajtur edhe një darkë formale, pjesë e së cilës ndër të tjerë ishte edhe Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.
Tahiri bëri të ditur se në këtë darkë, Kallas ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi si dhe ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën.
Gjithashtu është bërë e ditur se Kallas do ta paraqes planin e rinisjes së dialogut me Serbinë,
“Kemi marrë vesh se Kallas në darkën joformale ka folur jo gjatë, por në mënyrë domethënëse për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka thënë se për ta shtyrë përpara këtë proces të dialogut, ajo e ka në plan që pas disa jave të zbarkojë njëherë në Prishtinë, poashtu në Beograd dhe për vendosur në tavolinë planin e saj për një rinisje të bisedimeve kosovaro-serbe që kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve mes këtyre dy Republikave Ballkanike”, u shpreh tutje gazetari Besnik Tahiri