Krasniqi: Kam kërku që presidentja t’i drejtohet Kushtetueses në një moment kur ta vlerësojë

by Nexhat

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, është deklaruar për mediat pas takimit me presidenten Osmani.

“Unë po ndalem për respektin që kam për ju sesa që kam diçka të re për të thënë. Ne e kishim një takim i cili e kam thënë edhe më herët jo vetëm që ishte i mirëseardhur por ishte i propozuar nga PDK duke besuar që presidentja e vendit duhet të angazhohet dhe të marr një rol në këtë përpjekjen tonë për të zhbllokuar situatën.”

banner

Krasniqi tha se ishte diskutim brenda pozicioneve që tashmë i kanë publike, derisa shtoi se ka kërkuar nga Kurti që ta ndryshojë kandidaten për kryekuvendar.

“Ishte një diskutim brenda pozicioneve që ju i dini, në emër të PDK’së unë edhe një herë kërkova që kryetari i VV’së, deputeti Kurti, ta ndërrojë kandidaten, të vijë me një propozim që ka mjaft në GP që e marrin shumicën parlamentare. Një gjë e tillë nuk pres që do të ndodhë andaj fatkeqësisht jemi në situatë pothuajse të njëjtë, megjithatë duhet  ta shohim këtë takim si një hap përpara nga ana e involvimit të presidentes.”

Ai bëri të ditur se ka kërkuar nga presidentja që t’i drejtohet Kushtetueses “kur ta vlerësojë”.

“Ju njoftoj që gjatë diskutimeve kam kërku, kam propozu që presidentja në zbatim të përgjegjësive dhe prerogativeve kushtetuese që i ka dhe që ia jep neni 84 i Kushtetutës, e konkretisht paragrafi 2 i këtij nenit, ku obligohet të garantojë funksionimin kushtetues të Kosovës, që një moment kur ta vlerësojë, e besoj që ai moment tashmë është këtu apo është afër, që ndoshta t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, qoftë me pyetje kushtetuese të cilat në të kaluarën gjykata s’i ka pranuar por sipas praktikave të komisionit të Venecias në raste tepër të rëndësishme ka përjashtim nga presidenti, apo përmes dërgimit të një lënde në Gjykatën Kushtetuese për krejt procesin zgjedhor në mënyrë që të kemi rrugëdale”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy