Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk lanë shije të mirë për ndërkombëtarët.
Në raportin final të Misionit për Vëzhgimin e procesit, të publikuar të enjten, atmosfera përgjatë fushatës dhe ditës së votimeve përshkruhet si arenë e gjuhës së urrejtjes e presionit politik.
Retorika nxitëse, trysnia mbi votuesit, politizimi i institucioneve sidomos organizuesit kryesor të zgjedhjeve janë disa nga gjetjet kyçe të BE-së.
Në raport thuhet se KQZ-ja u ndikua politikisht nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Aty nuk u la pa u përmendur edhe bojkoti që ky subjekt ia bëri mediave ndër to edhe televizionit Klan Kosova.
Raporti përfundimtar ofron 19 rekomandime, përfshirë forcimin e pavarësisë së administratës zgjedhore, auditimin e listës së votuesve dhe krijimin e një sistemi transparent për rezultatet zgjedhore.