Gazetari nga Lugina që dilte në debate me Sheshelin, Nexhat Behluli, ka bërë një postim katastrofal në Facebook, ku ka bërë thirrje për eliminimin e 10 gazetarëve të Kosovës.
Ai i ka quajtur ata “kancer i shtetit të Kosovës”.

“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, ka shkruar ai.
Më poshtë gjeni postimin e tij:
