Raul Asencio lëshon deklaratë zyrtare mbi akuzat me të cilat përballet

by Nexhat

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka dalë me një deklaratë publike pas sqarimit zyrtar të Gjykatës Hetimore nr. 3 në San Bartolome de Tirajana, e cila e përjashton atë nga çdo përfshirje në regjistrimin apo shpërndarjen e videove me përmbajtje seksuale që ndodhen në qendër të një hetimi të ndjeshëm.

Sipas vendimit të fundit, Asencio nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me personat e përmendur në çështje, nuk ka regjistruar asnjë video dhe nuk ka shpërndarë ndonjë material të tillë

banner

Gjykata konfirmon se imazhet në fjalë janë marrë në një vend tjetër dhe jo aty ku ndodhej lojtari.

“Nuk kam marrë pjesë në asnjë veprim që kërcënon lirinë seksuale të ndonjë gruaje apo të mituri. Kjo është e konfirmuar nga vetë vendimi i gjykatës,” deklaroi mbrojtësi madrilen

Ai shton se e vetmja përfshirje e mundshme është një shikim momental nga një pajisje e palës së tretë, dhe se ky element nuk përbën vepër penale sipas gjykatës.

Asencio thekson se vendimi është ende i përkohshëm, por ai mbetet i bindur se pafajësia e tij do të provohet plotësisht.

“Kam besim të plotë tek drejtësia dhe do të vazhdoj të mbroj veten me qetësi e respekt”, shkruan ai, duke përfunduar me një apel për respektimin e privatësisë dhe të drejtave të grave.

Raul Asencio është një emër në rritje në mbrojtjen e Real Madridit dhe ka treguar performanca të qëndrueshme në sezonin aktual.

Klubi nuk ka bërë ende një reagim zyrtar mbi rastin, por burime pranë “Los Blancos” thonë se besimi ndaj lojtarit është i plotë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy