Një shtetas i Malit të Zi është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte tentuar të hynte në territorin e vendit, duke poseduar substanca të dyshuara narkotike.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy sasi të vogla të kokainës: një qese najloni me rreth 0.69 gram dhe një enë plastike e rrumbullakët që përmbante rreth 0.50 gram të së njëjtës substancë.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë.
Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet rreth rastit do të vazhdojnë në përputhje me ligjet në fuqi.