Subvencionimi i fermerëve nga Komuna e Gjilanit, LDK: S’janë risi, shumë komuna veprojnë njësoj

by Nexhat

Komuna e Gjilanit njoftoi një ditë më parë se do të subvencionojë fermerët e qumështit me nga 10 cent për litër, duke deklaru se janë si komuna e vetme që ofron këtë lloj mbështetjeje.

Por ndaj këtij deklarimi ka reaguar shefi i këshilltarëve komunal nga radhët e LDK-së, Avdyl Aliu, i cili tha se shumë komuna të tjera tashmë kanë programe të tilla

banner

Ai kritikoi qeverinë komunale të Gjilanit, dhe siç tha ai, të njëjtit janë të padalur dhe nuk janë në dijeni për zhvillimet jashtë qytetit.

Aliu përmendi se përveç subvencioneve për qumësht, komunat si Vitia, Kamenica, Ferizaji, Klina, Suhareka dhe Vushtrria ofrojnë edhe mbështetje për prodhuesit e vezëve dhe sektorë të tjerë të bujqësisë

Ai shtoi se qeveritë e mëparshme komunale kanë dhënë ndihma shumë më të mëdha për blegtorët, si subvencionime për lopë.

“Qeveritë e mëhershme komunale kanë subvencionuar blegtorët me lopë mijëra euro dhe nuk e kanë bërë të madhe këtë punë, kurse këta subvencionojnë me disa centa për litër të qumështit (dhe atë vetëm se në vitin e fundit të qeverisjes-vit zgjedhor) dhe lavdërohen duke gënjyer se janë komuna e vetme që e bëjnë këtë subvencionim”, shtoi Aliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy