Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër Espanyolit, në kuadër të javës së 36-të të kampionatit spanjoll.
Heroi i mbrëmjes ishte adoleshenti Lamine Yamal, i cili në minutat e para të pjesës së dytë lëshoi një goditje spektakolare nga distanca, duke dërguar topin në cepin e portës dhe duke vulosur fatin e ndeshjes.
Ky ishte një tjetër moment magjik nga talenti 17-vjeçar, i cili po dëshmon se është e ardhmja e klubit katalanas.
🚨🇪🇸 GOAL | Espanyol 0-1 Barcelona | Lamine Yamal
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 15, 2025
WHAT A FANTASTIC GOAL FROM LAMINE YAMAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/D9Zxdz4dFb
Pavarësisht presionit në pjesën e parë nga Espanyol, që kërcënuan përmes Urko Gonzales dhe Javi Puado, ata nuk arritën të shënonin. Barcelona, ndonëse jo dominuese, tregoi qetësi dhe efikasitet kur iu dha rasti.
🛑 SZCZĘSNY! 🛑#EspanyolBarça #LaLigaHighlights pic.twitter.com/ARsdSRgklx
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 15, 2025
Espanyoli mbeti me 10 lojtarë në minutën e 80-të, pasi mbrojtësi Leandro Cabrera u ndëshkua me karton të kuq, duke e bërë edhe më të lehtë menaxhimin e rezultatit për mysafirët.
Fitorja i siguron Barcelonës 85 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt, Real Madridi, kur kanë mbetur edhe vetëm dy ndeshje deri në fund.
Kështu, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick rikthen titullin në “Camp Nou”, duke lënë pas një sezon të vështirë dhe plot sfida.

Në mesin e kampionëve këtë sezon shkëlqyen emra si Yamal, Pedri, Robert Lewandowski, Raphinha, Frenkie de Jong, Pau Cubarsi e të tjerë.
Barcelona jo vetëm që siguron trofeun e 28-të në histori të La Ligës, por edhe dërgon një mesazh të qartë për rivalët: klubi është rikthyer në majë dhe është gati për një cikël të ri suksesi