Tetë lojtarë të nominuar për çmimin “Lojtari i Vitit” në Premierligë

by Nexhat

Tre futbollistë të Liverpoolit, kampion i freskët i Anglisë, dy nga revolucioni Nottingham Forest, një nga Newcastle United, një nga Brentford dhe një nga Arsenali.

Janë këta tetë lojtarët magjikë që do të garojnë për çmimin “Lojtari i Vitit” në Premierligë për sezonin 2024/25,

banner

Prej tyre, tre janë “outsider”.

Emrat e të nominuarve janë: Ryan Gravenberch, Mohamed Salah e Virgil van Dijk nga Liverpooli, Morgan Gibbs-White e Chris Wood të Nottinghamit, Alexander Isak i Newcastlet, Bryan Mbeumo i Brentfordit e Declan Rice i Arsenalit.

Ka kohë deri më 19 maj për të votuar për më të mirin.

Në javën e ardhshme do të zbulohet emri i fituesit, njoftojnë mediat angleze.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy