Aktakuzë ndaj një serbi për maicën me mesazhin “Nuk e japim tokën e Car Dushanit”

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.S  për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, thuhet se “nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se S.S, i nacionalitetit serb, me datë 14.10.2023, rreth orës 08:20, në fshatin Dren të Komunës së Zubin Potokut, ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit ndërmjet grupeve etnike dhe të prishjes së rendit publik në Republikën e Kosovës”.

banner

“Sipas aktakuzës, më 14 tetor të 2023-ës gjatë ndalimit për kontroll policor, i pandehuri ka pasur të veshur një maicë të zezë me mbishkrime me motive nacionaliste, në pjesën e përparme, të së cilës gjendej harta e Kosovës me mbishkrimin ‘NE DAMO TE ZEMLO DUSANOVA’ (që në gjuhën shqipe nënkupton ‘Ne nuk do t’jua japim tokën e Car Dushanit’), ndërsa në pjesën e pasme të saj ishte mbishkrimi ‘RANVOGORSKI POKRET – IBARSKE KOLOSIN’, që përfaqëson emrin e një lëvizjeje politike me përmbajtje nacionaliste dhe motive nxitëse ndaj grupeve të tjera etnike në Republikën e Kosovës”.

“I pandehuri S.S me këto veprime publikisht ka nxitur urrejtje ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, në mënyrën që ka mundur të shkaktoj prishjen e rendit publik”, ka thënë Prokuroria Speciale, teksa ka potencuar se aktakuzën e ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy