Ambasadori britanik: Pengesat e fundit në krijimin e një mjedisi të lirë për mediat janë shkaqe për shqetësim

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se “pengesat e fundit” në krijimin e një mjedisi të lirë medial në Kosovë janë për t’u shqetësuar.

Ai për t’u informuar për ambientin në të cilin punojnë mediat në Kosovë është takuar me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, si dhe juristen e mediave, Flutura Kusari.

banner

“Kosova duhet të ndihet krenare për historikun e saj demokratik, por pengesat e fundit në krijimin e një mjedisi të lirë, të pavarur dhe pa frikë për gazetarinë janë një shkak shqetësimi”, ka thanë ai.

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy