Cakolli: Bordet po mbushen me anëtarë nga radhët e afërta të VV-së, ministrat s’janë larguar as nga objektet, as nga vendimmarrja

by informim peje

Eugen Cakolli nga KDI ka ngritur shqetësime përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ish-ministrat që janë bërë deputetë pas zgjedhjeve të fundit nuk janë larguar as fizikisht nga objektet qeveritare e as nga vendimmarrja ekzekutive.

Ai thekson se, ndonëse Kuvendi ende nuk është konstituuar, qeveria në largim po vazhdon të emërojë anëtarë të rinj në borde publike, duke i përzgjedhur – sipas tij – nga radhët e afërta të Vetëvendosjes.

banner

Sipas Cakollit, rasti i fundit ka të bëjë me emërimet në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar, të cilat ai i quan pjesë të një përpjekjeje të qëllimshme për të mbajtur kontroll politik mbi institucionet, përmes vendimeve të minutës së fundit.

Ai paralajmëron se pushteti aktual nuk po qeveris më, por po përgatit terrenin për pas-qeverisjen, duke u mbështetur në një logjikë të rrezikshme: “Për sa kohë nuk të ndalon dikush, s’ka pse ndalesh vetë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy