Abdixhiku i uron Kuqit rikthimin në LDK: Po ndërtojmë ekip të fitores për Suharekën, do të jem në çdo qytet për të bërë bashkim

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka uruar Blerim Kuqin për rikthimin e tij në këtë parti, duke theksuar se LDK-ja po ndërton një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai ka shkruar edhe se Suharekës do t’i japin ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.

banner

Postimi:

Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për forcim e ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.

Aty afër u ndalëm dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur.

Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni

Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim.

Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi.

Blerim të priftë e mbara.

Ardian, na prijë në rrugën përpara!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy