Djordjeviq po dyshohet për goditje me shuplaka, kondak të automatikut, rrëmbim, vrasje gjatë luftës

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj Miljojko Djordjeviq, i cili po dyshohet për goditje me shuplaka ndaj viktimave, kondak të automatikut, rrëmbim dhe vrasje ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë.

Fillimisht thuhet se duke gjatë muajit shtator-tetor 11998  në vendim e quajtur “Ura e Hekurt” gjersa viktima A.P ishte duke shkuar në shkollë kishte hasur në postbllok policorë ku Djordjeviq me katër persona të tjerë të uniformuar kishin filluar të godasin me shuplak, grushta, dhe pastaj me kondakt të automatikut duke i shkaktuar dhimbje fizike dhe Psiqike.

banner

Tutje thuhet se me 29 prill 1999, në orët e mëngjesit Djordjeviq në cilësi të komandantit të policisë në Zhazhë së bashku me forcat tjera serbe kishin vijuar me operacionin për rrethimin e fshatit dhe kontrollimin e shtëpive.

Ky operacion në kërkesës e PSRK thuhet se ishte i përbashkët me Ushtrinë Jugosllave me që rast përmes këtij operacioni përveç djegies, shkatërrimit të fshatit kishin vrarë tre banorë dhe rrëmbyer shtatë banorë civil të fshatit Zhazhë.

Shtatë banorët e rrëmbyer ishin: N.P, F.P, S.P. A.P, F.P, G.P, L.P, S.P dhe M.H kurse trupin e viktimës A.H e nga momenti i rrëmbimit nuk është gjetur i njëjti dhe se nuk dihet për fatin e tij.

Gjithashtu në kërkesë të PSRK thuhet se Djordjeviq në periudhën kohore prill dhe shtator 1999 të vendi “Të Shelnjet”në Zhazhë koshin marr pjesë në torturimin fizik dhe psikik të viktmës S.P duke e goditur në pjesë të ndryshme të kokës dhe se si pasojë e goditje viktima kishte pësuar thyrje të dhëmbëe.

Ndryshe PSRK njoftoj me 15 maj 2025 se ka ndaluar të dyshuarin Djordjeviq për krime lufte në Zveçan.

Lidhur me këtë kërkesë është mbajtur seanca dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit pranë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

“Betimi për Drejtësi”do të raportojë lidhur me vendimin e gjykatës përkitazi me kërkesën e PSRK. /BetimipërDrejtësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy