Evropa “zbarkon në Tiranë”, demokratët protestojnë për zgjedhjet

by informim peje

Kryeministra, presidentë dhe zyrtarët më të lartë të 47 shteteve të Kontinentit Evropian do të mblidhen të premten në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Një ngjarje e rëndësishme kjo do të bashkojë udhëheqësit nga Londra në Kiev, nga Oslo në Ankara, për të diskutuar çështje kyçe për të ardhmen e Evropës.

banner

Për mbarëvajtjen e këtij eventi, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash me bllokimin e rrugëve dhe devijimin e kalimin në disa prej tyre.

Bllokimi nisi që nga e enjtja nga ora 08:00 – 24:00, ku nuk u lejua lëvizja e automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja tek autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit e deri tek Sheshi “Skënderbej” vend ku do të zhvillohet aktiviteti.

Po ky aks rrugor do të jetë i bllokuar edhe gjatë të premtes, nga ora 6 e 30 deri në mesditë. Në momentin e kalimit të delegacionit këto rrugë do të jenë të bllokuara në të dyja krahët.

Për automjetet kalimi për në Rinas do të bëhet nga rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”, si dhe nga Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas.

Hyrja dhe dalja në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve.

Në rrugët e bllokuara nuk do të lejohen as parkimet e mjeteve, si dhe parkimi nëntokësor te sheshi “Skënderbej”.

Po ditën e sotme, ende pa u certifikuar rezultati i 11 Majit, Sali Berisha ka thirrur një protestë në Bulevardin “Zogu I” nën thirrjen për të mbrojtur atë që ai e quan votën e vjedhur nga socialistët.

Policia e Shtetit e ka refuzuar kërkesën e tyre për protestë, por demokratët duket se janë të vendosur në qëndrimin e tyre./A2

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy