Hamiti: Pasojat e sanksioneve nuk po i vuajnë politikanët, por qytetarët e Kosovës

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Prof. Muhamet Hamiti, serish iu është kthyer sanksioneve nga BE-ja për Kosovën dhe kerkesës së shpeshtuar në drejtim të Brukselit nga ana e drejtuesëve shtetëror të Kosovës për heqjen e tyre.

Prof. Hamiti në një postim të tij në rrjetin social ,a shkruar se kur u vendosën sanksionet e BE-së para dy vjetësh, liderët e Kosovës bëheshin sikur s’janë gjë këto, i minimizonin. I quanin “masa të përkohshme”, siç i quante edhe BE-ja: me eufemizma.

banner

“Tash, mbas dy vjetësh, Presidentja, Kryeministri, pushtetarë të tjerë, po bëjnë thirrje për heqje të tyre. Pa rezultate, siç po shihet”

Sipas tij, pasojat e sanksioneve nuk po i vuajnë drejtuesit politikë të Kosovës, pushtetarët, për fajin e të cilëve u vendosën, por qytetarët e vendit tonë.

“Kosova ka humbur qindra milionë euro për projekte të BE-së që do të realizoheshin në këto dy vite. Imazhi i Kosovës në botë është dëmtuar”, ka shkruar në fund z. Hamiti/ Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy