Jorida Tabaku, gruaja më e votuar në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit! 65 kandidatë me zero vota

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shpallur gruaja më e votuar në shkallë vendi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Ajo ka siguruar 18,850 vota preferenciale nga qytetarët. Me këtë rezultat, Tabaku renditet e treta në listën kombëtare të kandidatëve më të votuar në të gjitha partitë politike.

Në krye të listës kombëtare qëndron ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, me 21,809 vota, ndërsa pas tij renditet deputeti socialist Erjon Braçe me 20,261 vota. Vlen të theksohet se ende nuk janë numëruar të gjitha votat e ardhura nga diaspora, veçanërisht ato nga Greqia, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare.

banner

Dy nga surprizat e këtyre zgjedhjeve janë emra të rinj në politikë, që kanë fituar mbështetje të gjerë nga votuesit: Arkend Balla, kandidati i PS në Durrës, me 18,651 vota dhe Sara Mile, kandidate e PS në Elbasan, me 18,626 vota.

Nga ana tjetër, jo të gjithë kandidatët kanë pasur të njëjtin sukses. Plot 65 kandidatë nga parti të ndryshme nuk kanë marrë asnjë votë, një tregues i fortë i kandidimeve formale pa fushatë apo kontakt real me elektoratin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy