Në Tiranë ka nisur punimet Samiti i Liderëve të Evropës.
Ceremonia e mirëseardhjes në Samit u hap me performanca të ndryshme artistike, që promovonin traditën dhe kulturën kombëtare shqiptare.
Në fund të videos prezantuese, e realizuar me inteligjencë artificiale, u shfaqën 47 liderët evropianë të portretizuar si fëmijë, duke thënë: “Mirë se vini në Shqipëri”.
Videoja solli momente të gëzueshme dhe plot humor, duke shkaktuar të qeshura mes liderëve pjesëmarrës. /Telegrafi/
Video u shfaq të njëjtën kohë në faqën zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Facebook