Cassie Ventura, ish-partnerja e reperit dhe producentit Sean “Diddy” Combs, ka zbuluar gjatë dëshmisë së saj se Diddy dyshonte për një lidhje të mundshme mes saj dhe aktorit Michael B. Jordan.
Deklarata u bë gjatë seancës së së enjtes, në kuadër të gjyqit ku Combs akuzohet për trafik seksual dhe krime të tjera të rënda.
E pyetur nga avokatja e Combs, Anna Estevao, nëse ai kishte dyshime për ndonjë marrëdhënie të saj me ndonjë figurë publike gjatë xhirimeve të filmit “Honey 3” në Afrikën e Jugut, Cassie u përgjigj se ai mendonte se bëhej fjalë për Michael B. Jordan.
Ventura, e cila ka qenë në një lidhje 11-vjeçare me Combs, ka dhënë dëshmi tronditëse në gjyq, përfshirë pretendime për përdhunim në vitin 2018 dhe pjesëmarrje të detyruar në akte seksuale me punonjës seksi. Ajo ka treguar gjithashtu se ishte zemëruar pasi kishte parë një foto të Combs me një tjetër grua, në atë kohë.
Ndërkohë, Michael B. Jordan nuk pritet të thirret si dëshmitar në këtë proces. Sean “Diddy” Combs ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.