Rama pret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte: Shqipëria do të thellojë rolin në Aleancë

by informim peje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në Facebook pamje nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në postimin e tij, Rama theksoi se bisedimet u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë brenda Aleancës, sfidat e sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe kontributin e vendit në kuadër të misioneve të NATO-s.

banner

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkroi Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy