Teksa na ndajnë vetëm 2 javë nga nisja zyrtare e sezonit të verës, duket se dimri e ka të vështirë të largohet. Në qytetin e Shkodrës janë rikthyer reshjet intensive të shiut, ndërsa malet janë zbardhur nga dëbora.
Reshje bore ka pasur në aksin Bogë-Theth si edhe në zonën e Vermoshit. Rruga është e kalueshme por nevojitet kujdes nga ana e drejtuesve të automjeteve.
Sipas Autoritetit Verior të Rrugëve shqetësim mbetet mungesa e pastrimit pasi firmat që aplikuan në mirëmbajtjen e këtyre akseve për kontratën e re e cila mbaroi në datën 31 mars, janë në proces ankimimi gjë e cila ka vënë në vështirësi edhe vetë institucionet.
Firma e mëparshme ka tërhequr makineritë nga ky aks dhe pritet zgjidhja e ngërcit për vijimin e mirëmbajtjes së aksit Bogë-Theth. Zona e Thethit aktualisht po pret turistë të shumtë, ndaj edhe kujdesi drejt qarkullimit në këtë aks duhet të jetë i shtuar