Rohde për ngërçin politik: Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari

by Nexhat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.

Në një event për Ditën e Gjuhës Gjermane, për çka në Prishtinë të premten u mbajt një event në kick box, diplomati gjerman u pyet nga Klan Kosova se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.

banner

Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Në këtë event morën pjesë një ekip kick-boxi nga Ambasada gjermane, ajo austriake si dhe nga ajo zvicerane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy