Ruzhdi Shehu, kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut: Do të jetë mandati im i fundit

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Junik, ka bërë të ditur se Ruzhdi Shehun e kanë dominuar edhe për një mandat si kandidat për kryetar komune.

Shehu tha se kjo do të jetë hera e fundit që do t’i futet garës për kryetar të Junikut, e që sipas tij, mandati i ardhshëm do të jetë i fundit si kryetar komune.

banner

“Megjithatë zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë zgjedhjet e fundit në të cilat unë do të kandidoj për Kryetar të Junikut. Pra mandati i ardhshëm do të jetë mandati i fundit si Kryetar i Komunës”.

“Së bashku kemi realizuar shumë projekte e iniciativa që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, dhe njëkohësisht kemi të planifikuara edhe shumë projekte të tjera që do të realizohen në vazhdim, me synim zhvillimin e qëndrueshëm të Junikut në çdo drejtim”, shkroi Shehu,

Tutje, ai u shpreh se LDK-ja në Junik është më e konsoliduar se kurrë më parë, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë pa balotazh.

“LDK në Junik është më e konsoliduar se kurrë më parë dhe besoj fuqishëm se me mbështetjen tuaj dhe punën tonë të përbashkët, në zgjedhjet e ardhshme do të triumfojmë pa balotazh”, shkroi Shehu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy