Papa Leo XIV ka shprehur gatishmërinë për të vënë në dispozicion Vatikanin si një vend neutral për bisedime të drejtpërdrejta paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi raundi i fundit i negociatave të mbajtura në Stamboll përfundoi pa rezultat.
Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin.
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga Kisha Katolike Greke Ukrainase në Romë, Parolin e përshkroi rezultatin e bisedimeve në Turqi si “tragjik”, duke shtuar se kishte pasur shpresa për një proces paqësor, sado i ngadaltë të ishte ai.
“Është e gjitha tragjike sepse shpresonim që një proces do të fillonte, ndoshta ngadalë, por me një zgjidhje paqësore të konfliktit. Në vend të kësaj, jemi kthyer në pikën fillestare”, tha ai.