Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

by Nexhat

Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë më shumë se 250 persona që nga mëngjesi i së enjtes, thanë të premten autoritetet lokale të shëndetësisë, një nga fazat më vdekjeprurëse të bombardimeve që nga prishja e armëpushimit në mars, me një ofensivë të re tokësore që pritet së shpejti.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i cili përfundoi një turne në Lindjen e Mesme të premten pa ndonjë përparim të dukshëm drejt një armëpushimi të ri, ndërsa Izraeli përshkallëzon fushatën e tij ushtarake, pranoi krizën në rritje të urisë në Gaza dhe nevojën për shpërndarjen e ndihmave.

banner

“Ne duhet t’i ndihmojmë edhe palestinezët. E dini, shumë njerëz po vdesin urie në Gaza, kështu që duhet t’i shqyrtojmë të dyja palët”, tha ai. Kur u pyet nëse i mbështeste planet e luftës së Izraelit, Trump tha se priste “gjëra të mira” gjatë muajit të ardhshëm.

Sulmet ajrore dhe të artilerisë të së premtes u përqendruan në pjesën veriore të Gzës dhe të mbushur me njerëz, ku dhjetëra njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë gjatë natës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Khalil al-Deqran.

Izraeli ka intensifikuar bombardimet e tij dhe ka ndërtuar forca të blinduara përgjatë kufirit, pavarësisht presionit në rritje ndërkombëtar që ai të rifillojë bisedimet për armëpushim dhe t’i japë fund bllokadës së Gazës, ku paralajmërimet për uri po rriten, shkruan Reuters, transmeton Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy