TIRANË – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin pas zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar 37 mandate nga lista e hapur, ndërsa Partia Demokratike vetëm 6.PS ka dominuar në shumicën e qarqeve, duke fituar 7 mandate vetëm në Fier dhe po aq në Tiranë, ku kandidati më i votuar rezulton Blendi Gonxhja me 21,809 vota.
PD ka arritur të nxjerrë deputetë nga lista e hapur vetëm në disa qarqe si Tirana (Jorida Tabaku – 18,850 vota), Lezha (2 mandate), Shkodra dhe Kukësi (nga 1 mandat secili).
Nga 5225 qendra votimi, vetëm 12 janë cilësuar të parregullta. Rezultatet konfirmojnë avantazhin e thellë të Partisë Socialiste në nivel kombëtar dhe ndikimin e votës preferenciale në përbërjen e Kuvendit të ri.