Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot kanë takuar përfaqësuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT), Kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).
ZRRE, qw njoftoi pwr kwtw takim, tha se ai u realizua me qëllim informimin e ZRRE-së nga ndërmarrjet e licencuara për përgatitjet e tyre në lidhje me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.
“Përfaqësuesit e secilës kompani prezantuan raportet e tyre mbi hapat e ndërmarrë deri më tani dhe planet e ardhshme për të siguruar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të suksesshme”.
ZRRE-ja tha se nw takim ka theksuar “rëndësinë e përfundimit me sukses të këtij procesi dhe kërkoi nga të gjitha ndërmarrjet e licencuara që të ndërmarrin të gjitha përgatitjet e duhura për të garantuar një kalim të qëndrueshëm dhe pa pengesa drejt një tregu të liberalizuar, duke siguruar transparencë dhe bashkëpunim të plotë në çdo fazë të implementimit”.
“ZRRE-ja mbetet e përkushtuar për të monitoruar dhe mbështetur të gjitha përgatitjet që garantojnë realizimin e këtij procesi në përputhje me standardet më të larta rregullative dhe ligjore”.