Ancelotti i uron titullin kampion Barçës, por paralajmëron se sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe

by jonzefaj

Carlo Ancelotti foli në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së Real Madridit kundër Sevillas në La Liga të shtunën.

Trajneri italian ka filluar konferencën me fjalët për ndeshjen e radhës, teksa foli edhe rreth titullit kampion të La Ligas të fituar nga rivali i tyre, Barcelona.

banner

“Të luash kundër Sevillas është gjithmonë e vështirë. Duam ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ne donim të ishim në garën për titull në ditën e fundit të ndeshjes, sigurisht”.

“Pse patëm vështirësi këtë sezon? Ndonjëherë, ndodh si këtë sezon. Barça ka bërë shumë mirë. Ata ishin të fortë dhe të qëndrueshëm”.

“Barcelona e meritonte të fitonte La Ligan, por sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe”, përfundoi trajneri italian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy