Mirlind Daku po kalon një formë të jashtëzakonshme me ekipin e tij Rubin Kazan në Premier Ligën Ruse. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në ndeshjen ndaj Khimki-t, pavarësisht humbjes me rezultatin 3-2.
Daku realizoi një dopietë të bukur, duke treguar edhe një herë klasin dhe rëndësinë që ka për ekipin e tij. Pasi Khimki kaloi në avantazh në minutën e 9-të, Daku reagoi menjëherë dhe barazoi shifrat vetëm tre minuta më pas. Ai kishte mundësinë të realizonte edhe nga pika e bardhë në minutën e 43-të, por humbi penalltinë.
Megjithatë, nuk u dorëzua dhe në minutën e 58-të, kompletoi dopietën duke përmbysur rezultatin në 2-1 për Rubin Kazan. Vetëm pesë minuta më vonë, ai e çoi sërish topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.Khimki
Me 14 gola dhe 6 asiste në 25 ndeshje këtë sezon, Daku është në një formë të frikshme dhe pritet të jetë një nga armët kryesore të Sylvinhos në përballjen e rëndësishme Shqipëri-Serbi më 7 qershor, ndeshje që mund të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve në kualifikueset europiane.
Forma aktuale e Daku-t është një sinjal pozitiv për kombëtaren shqiptare, e cila kërkon të kapitalizojë potencialin e lojtarëve të saj në një periudhë kyçe të ciklit kualifikues.