Amorim e ka mbështetjen e Man Utd edhe nëse nuk e fiton Ligën e Evropës

by Nexhat

Manchester United synon ta mbajë Ruben Amorim në stol, pavarësisht rezultatit në finalen e Ligës së Evropë ndaj Tottenhamit, sipas “Mirror”.

Drejtuesit e klubit besojnë se do të ishte e padrejtë që Amorim të penalizohej për një sezon zhgënjyes, duke e quajtur “çmenduri” largimin e tij në këtë moment

banner

Portugezi pritet të qëndrojë edhe për sezonin 2025/26, pasi bordi është i vendosur t’i japë kohë për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Komentet e fundit të Amorimit kanë shkaktuar pak zhgënjim brenda klubit, por kjo nuk ka ndikuar në vendosmërinë për ta mbështetur.

Në Evropë, Manchester United ka bërë paraqitje pozitive, duke mbetur i pamposhtur nën drejtimin e tij në garat ndërkombëtare

Në kampionat situata është ndryshe, pasi skuadra aktualisht renditet në vendin e 16-të, një pozicion larg objektivave sezonalë të klubit.

Pavarësisht kësaj, Amorim shihet si një nga figurat më premtuese për të ardhmen, dhe klubi synon t’i japë kohë për të dëshmuar potencialin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy