Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White, ka konfirmuar se është i gatshëm të rikthehet në ekipin kombëtar të Anglisë.
Ai tha se ka pasur disa biseda me trajnerin Thomas Tuchel dhe ndihet i motivuar për një rikthim.
“Jam padyshim i disponueshëm. Kam folur me Tuchelin disa herë. Ai është shumë i ndershëm dhe i mirë”, tha White.
Mbrojtësi shtoi se nuk ka luajtur për Anglinë që nga viti 2022 kur kishte disa probleme me ish-trajnerin Gareth Southgate, por tani dëshiron të rikthehet
Anglia do të luajë ndeshjet e ardhshme në qershor ndaj Andorrës dhe Senegalit, ku do të vendoset nëse White do të përfshihet në listë.
27-vjeçari ka luajtur 24 ndeshje për Arsenal këtë sezon, megjithëse është përballur edhe me disa lëndime
Ai shpreson që formën e mirë ta tregojë në stërvitje dhe ndeshje për të fituar besimin e trajnerit kombëtar.