Galatasaray është kampion i Turqisë për herë të 25-të

by Nexhat

Futbollistët e Galatasarayt janë kampionë të Turqisë, pasi gjigandi i Stambollit tregoi më shumë se të tjetër këtë sezon dhe me meritë festoi trofeun e ri të kampionit të Superligës. 

Me një fitore 3-0 ndaj Kayserispor në raundin e 34-të të Superligës Turke, Galatasaray siguroi matematikisht titullin e kampionit të Turqisë

banner

Nga ana tjetër, Fenerbahçe e Jose Mourinhos mbeti “duarbosh” pavarësisht fitores 2-1, duke vazhduar kështu një “agjërim” që ka zgjatur për 11 vjet të gjata.

Shumë gjatë për një klub kaq të madh, por Galatasaray ishte një rival shumë më i mirë gjatë gjithë sezonit dhe në fund me meritë festoi titullin e kampionit të Turqisë. 

Që kur Superliga Turke është luajtur në këtë format (që nga viti 1959), Galatasaray ka 25 tituj dhe Fenerbahçe 19 në total. 

Galatasaray arriti fitoren e sotme falë golave të Victor Osimhen, Baris Yilmaz dhe portierit Fernando Muslera, i cili shënoi një gol nga pika e bardhë në minutën e 89-të. 

Galatasaray kështu ka tetë pikë më shumë se Fenerbahce dy xhiro para përfundimit të Superligës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy