Kryeprokurori qartëson: Rasti në Pouskë, ishte vetaksident

by Nexhat

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka qartësuar rastin në Pouskë të Prizrenit, duke e cilësuat vetaksident ngjarjen tragjike ku humbi jetën një 19-vjeçare.

Të lënduar mbetën një 25 dhe 27 vjeçar.

banner

“Po, mund te konfirmoj që në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident ku vozitësja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes përderisa dy pasagjerët kanë marrë lëndime trupore! Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurorja Kujdestare, e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë i vozitëses të dërgohet në IML ku edhe është tërheq nga instituti i IML-se për autopsi”, tha Kryeziu

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

U bë e ditur se njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, derisa tjetri si pasojë e lëndimeve të rënda, është transferuar për në QKUK.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur shefi i Emergjencës së Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

“Kanë ardhur dy të lënduar, njëri prej tyre është liruar në shtëpi, tjetri për shkak të lëndimeve më të mëdha që i ka pasur është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha Veçgishti.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”.

“Ne vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar”, tha Bytyqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy