Ronaldo shpreson që Carlo Ancelotti ‘mund t’i rregullojë’ problemet te Brazili, ndërsa bën tifo për Interin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.
Legjenda braziliane u rikthye në tokën italiane për të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Formula 1 në Emilia-Romagna këtë pasdite.
Ai foli me gazetarët e Sky Sports, ku u pyet për mendimet e tij rreth trajnerit italian Ancelotti që do të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Seleçao nga muaji i ardhshëm.
“Është fantastike, ai është një trajner i mrekullueshëm. Kemi shumë probleme në Brazil tani, por me siguri kemi një trajner të shkëlqyer tani”, deklaroi Ronaldo.

Detyra e parë e Ancelottit do të jetë kualifikimi i Brazilit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet së bashku me SHBA-në, Meksikën dhe Kanadanë.
“Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës për një kohë të gjatë. Nuk është e lehtë, pasi nuk po luajmë mirë tani. Ancelotti është një trajner i shkëlqyer dhe ndoshta ai mund ta rregullojë “, nënvizoi brazliani.
Ronaldo la vërtet gjurmë te Interi, ku fitoi nofkën Il Fenomeno, por gjithashtu pësoi lëndimet më të rënda.
Ai nuk ka dyshime se për kë do të bëjë tifo në finalen e Ligës së Kampionëve midis Interit dhe Paris Saint-Germain më 31 maj.

“Finale e shkëlqyer. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Interin, shpresoj që Interi të fitojë, por PSG është një ekip i shkëlqyer që luan shumë mirë. Shpresoj për Interin”, përfundoi Ronaldo.