Barcelona raportohet se është e gatshme të nis bisedimet për rinovimin e kontratës me mbrojtësin Eric Garcia, pas një gjysmë sezoni mbresëlënës nga lojtari spanjoll.
Garcia ka qenë një nga surprizat më të mëdha të fazës së dytë të sezonit, duke e bërë për vete rolin e mbrojtësit të djathtë dhe duke lënë përshtypje të shkëlqyeshme me paraqitjet e tij.
Forma e tij e shkëlqyer ka bërë që drejtuesit katalanas të rishikojnë planin e tyre për të sjellë një mbrojtës të ri të djathtë gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.
Megjithatë, situata do të varet shumë nga e ardhmja e vetë Garcia-s, kontrata e të cilit po hyn në vitin e fundit.
Sipas “Sport”, Barcelona dëshiron të nisë bisedimet për një marrëveshje të re, por Garcia pritet të kërkojë një rritje të ndjeshme të pagës për të firmosur, duke qenë se paraqitjet e tij të fundit kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura