Brighton mposht Liverpoolin në një thriller me pesë gola

by Nexhat

Në një përballje dramatike të javës së 37-të në Ligën Premier, Brighton arriti një fitore të madhe ndaj kampionit të shpallur Liverpool, me rezultat 3-2, në stadiumin “Amex”.

Liverpooli kaloi shpejt në epërsi në minutën e 9-të me golin e Harvey Elliott, pas një asisti preciz nga Conor Bradley për 1-0.

banner

Megjithatë, vendasit reaguan në minutën e 32-të me golin e Yasin Ayavit për 1-1, i asistuar nga Brajan Gruda.

Photograpjy of Harvey Elliott celebrating his goal against Brighton.

Në fund të pjesës së parë, të kuqtë rimorën epërsinë. Dominik Szoboszlai realizoi për 2-1 në kohën shtesë pas një aksioni të ndërtuar nga Elliott.

Pjesa e dytë i takoi më shumë Brightonit, që e shtoi presionin dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 69-të përmes Kaoru Mitomas.

Kaoru celebrating his equaliser. Get in there!

Shtatë minuta para fundit, Jack Hinshelwood realizoi golin e fitores për Brighton, duke përmbysur rezultatin në 3-2.

Pavarësisht humbjes, Liverpooli, tashmë i shpallur kampion, qëndron në krye me 83 pikë. Ndërkohë, Brighton ngjitet në vendin e tetë me 58 pikë, duke ruajtur gjallë shpresat për garat evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy