Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi

by Nexhat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar kalon për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”

Vendimi u mor nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi

banner

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi

Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin zgjati 7 muaj pasi avokatët pretenduan pavlefshërinë e akteve të gjyqtares Irena Gjoka. Sipas avokatëve, ajo është një gjyqtare jo e zgjedhur me ligj dhe çdo vendim i marrë prej saj është i marrë në shkelje me ligjin.

SPAK ka ngritur ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij akuzat për shpërdorim detyre, korrupsioni, fshehje pasurie dhe pastrimi i produkteve të veprës penale

Sali Berisha doli nga arresti shtëpiak pas rreth 1 viti, në nëntor të vitit 2024 me vendim të GJKKO. Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi vijon prej më shumë se 2 vitesh të jetë në arrest shtëpie.

Genc Gjokutaj: Pavlefshmëritë kërkohen pikërisht tek gjyqtari i seancës paraprake siç ishte zonja gjyqtare në fjalë, nuk kishim hapësirë tjetër ku t’i kërkonim. Irena Gjoka nuk ka patur kushtet për të qenë gjyqtare dhe vendimet e marra prej saj janë të pavlefshme. Kërkesat gjykata i rrëzoi haptaz në shkelje me ligjin.

Malltezi qëndron në kushtet e arrestit shtëpiak prej kësaj pavlefshmërie të kësaj gjyqtareje. Rama e realizoi edhe përmes agjencisë së tij GJKKO që të çojë dosjen në gjyq.

Gjykata e Lartë ka hapur një praktikë në kundërshtim me ligjin që thotë se seanca paraprake nuk mund ta pushojë çështjen, por ta kthejë pas ose ta çojë gjyq sepse është gjykata e themelit ajo që jep vendim në lidhje me fajësinë ose jo, a thua se ne nuk e dimë… Këto janë metastazat që kanë kapur gjykatën e lartë dhe kushtetuesen, por ua them për dijeninë tuaj ky ishte vendimi i sotëm, ishte një citim dispozitash, nenesh, janë për tek studentët dhe jo tek ne, do hidhet shortin tha…

Pyetje: Berisha do kërkojë gjykim të shkurtuar në të ardhmen?
Gjokutaj: Nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar se mungon fakti penal. E dyta, në momentin kur konstatojmë akte të pavlefshme, gjykimi automatikisht është i rrëzuar. Kjo gjykatë këtë bëri, vleftësoi ato akte dhe e dërgoi në gjyq. Por që ne kemi leximin tonë të ligjit gërmë për gërmë, faqe për faqe dhe jo me kokë poshtë. Çështja e gjykimit të shkurtuar është e mbyllur në këtë seancë, nuk mund të kërkohet sa kohë nuk u kërkuar këtu. Do të ecet me gjykim të zakonshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy