Ka mbetur shumë pak deri tek përfundimi i sezonit 2024/25 dhe gara për Këpucën e Artë po bëhet gjithnjë e më entuziaste.
Një garë që do t’i përfshijë tre lojtarë deri në minutat e fundit të sezonit, i cili do të përfundojë në këtë fundjavë,
Mohamed Salah e humbi primatin në renditje tri javë më parë, ndërsa u kalua nga Victor Gyokeres, i cili i ka realizuar 39 gola dhe është në krye përkundër koeficientit më të ulët në krahasim me atë që sigurojnë Top-5 ligat evropiane.
Por, aty është edhe Kylian Mbappé, i cili e kaloi egjiptianin (i cili do të luajë sonte), ndërsa e sheh veten vetëm gjysmë pike prapa sulmuesit suedez të Sporting Lisbonës, i cili e mbylli sezonin duke e fituar titullin e kampionit në Portugali.
Prapa tyre ka mbetur Harry Kane, derisa Mateo Retegui e zuri Robert Lewandowskin në vendin e pestë.
Më poshtë mund ta shihni renditjen e Këpucës së Artë duke i marrë në konsideratë vetëm lojtarët më të rëndësishëm që mund të llogarisin në koeficient superior prej 1