KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale KFF Mitrovicën

by Nexhat

Në finale të Kupës së Kosovës për futbolliste, skuadra e Dukagjinit nga Klinë doli fituese pas një serie penalltish dramatike, duke mposhtur Mitrovicën me rezultat 6-5.

Ndeshja u zhvillua të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas 90 minutave lojë dhe dy vazhdimeve nga 15 minuta secila, rezultati ishte i barabartë 1-1

banner

Në momentet vendimtare, gjatë ekzekutimit të penalltive, futbollistet e Dukagjinit treguan qetësi dhe saktësi më të madhe, duke arritur të triumfojnë.

Mitrovica kaloi e para në avantazh me golin e shënuar nga Marigona Tahiri në minutën e 29-të, ndërsa barazimi u realizua në minutën e 62-të nga Gjenifer Pjetri.

Gjatë lojës, Mitrovica mbeti me një lojtare më pak pasi një prej futbollisteve u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithëse Mitrovica ishte kampione e sezonit, duke fituar titullin e kampionit pas një fitoreje 1-0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen vendimtare, në këtë finale të Kupës, Dukagjini mori revanshin e merituar duke fituar trofeun. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy