Ruzhdi Matoshi, ish-deputet në Maqedoninë e Veriut, në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka komentuar lidhur me Arben Taravarin nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ka vendosur të largohet nga koalicioni qeveritar dhe të kalojë në opozitë.
Matoshi tha se veprimet e Taravarit janë të perceptuara drejt, derisa përmendi edhe orientimin e energjisë se qeverisë atje që t’i zhvesh shqiptarët nga vendimmarrja dhe qeverisja.
“Taravari deklaroi publikisht se qeverisja nuk po shkon mirë, dhe se perceptimi i popullit është se ne nuk po i kryejmë punët. Pas kësaj, Taravari braktisi qeverinë, duke numëruar edhe disa dështime programore të cilat nuk kanë ecur si duhet. Ndërsa, veprimet e Taravarit janë të perceptuar drejt për arsye se në RMV, qeveria aktuale sikur i ka harruar objektivat se kah duhet të ecë Maqedonia”.
Ai shpjegoi se pse mendon që Kurti po e thellon përçarjen mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Kurti është pothuajse menaxhues i këtyre grupacioneve të vogla që kanë në krye të qeverisë. Por, nuk ka arrit me kriju një lidership, gjithmonë i takon si të copëzuara. Një grupacion shumë i vogël i zotit Taravari, që nuk janë të kënaqur me të, çuditërisht zoti Kurti i takon ata. Pozicioni i zyrës së kryeministrit sikur po keqpërdoret duke iu dhënë energji njerëzve që nuk kanë ndonjë fuqi apo program politik”, tha Matoshi, transmeton Klankosova.tv