Milan në udhëkryq: Priten shumë ndryshime, shitje dhe blerje të yjeve, Tare kryefjala

by engel

Vetëm edhe një javë e mbetur dhe sezoni i Milanit do të përfundojë, por në ambientin kuqezi mendimet tashmë janë të përqendruara drejt së ardhmes. Riorganizimi pritet të nisë nga drejtoria, me emrin e Igli Tares që rikthehet fuqishëm në orbitën e klubit për postin e drejtorit sportiv. Por, në pritje të emërimit të trajnerit të ri, drejtuesit do të duhet të merren edhe me disa çështje të ndjeshme që lidhen me lojtarët më të vlefshëm të skuadrës.

Reijnders drejt Premier League? Manchester City në pritje
Një nga lojtarët që mund të sjellë para të freskëta në arkat e klubit është mesfushori holandez Tijjani Reijnders. Manchester City është shumë i interesuar për të dhe pas largimit të Kevin De Bruyne, Pep Guardiola e sheh Reijnders si organizatorin e ri të mesfushës. Oferta e parë pritet të mbërrijë brenda pak ditësh dhe do të kalojë 55 milionë euro, por Milani nuk do ta shqyrtojë nëse nuk arrin të paktën në 70 milionë euro. Edhe Real Madrid ka shfaqur interes për lojtarin, çka mund të çojë në një ankand mes gjigantëve të Europës.

banner

Theo Hernandez drejt largimit pas një sezoni zhgënjyes
Situata është ndryshe për Theo Hernandez. Mbrojtësi francez ka pasur një sezon shumë poshtë pritshmërive, me paraqitje jo bindëse dhe sjellje që kanë shkaktuar polemika. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin e rinovimit, i cili është i ngrirë prej muajsh dhe nuk ka asnjë kontakt mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit. Me kontratën që skadon në vitin 2026, Milani nuk ka ndërmend të rrezikojë humbjen e tij me parametra zero dhe gjithçka të çon drejt një largimi në merkaton e verës — nëse, sigurisht, do të vijnë ofertat e duhura, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Maignan: kontrata gati, por firma mungon
Ndryshe është rasti i Mike Maignan. Bisedimet për rinovimin kanë qenë pozitive deri në janar, por më pas gjithçka ka ngecur. Dokumentet janë gati, por portieri nuk ka firmosur, dhe Milani nuk po ndërmerr hapa për ta shtyrë drejt nënshkrimit. Kjo shton dyshimet se klubi është i hapur për shitjen e tij nëse vjen një ofertë prej të paktën 20 milionë euro. Në horizont janë identifikuar dy emra si zëvendësues të mundshëm: Chevalier i Lilles dhe Carnesecchi i Atalantës./Corriere dello sport

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy